PrePost Site

Shërbime

Ti je ideja, ne jemi produkti.

Çdokush ka një ide! Ju jeni ideja; ne jemi ideja e shndërruar në produkt; festë kompanie, lançim brandy, konferencë, koncert, festival, panair etj.
Reklamim/ Marrëdhënie me publikun (PR dhe marketing)
Shumë biznese pranojnë se nuk kanë as njohuri dhe as burime për të krijuar dhe ekzekutuar vetë një fushatë reklamimi. Për këtë arsye ne gjenerojmë ide dhe mbështetje mbi monitorimin e përhapjes së këtyre fushatave.
Koncept design
Ndërtimi apo rindërtimi i brandit të kompanisë, presencës në rrjete sociale, materialet promovuese; postera, teasers, spote për fushata reklamuese me afat të përcaktuar, apo evente të mëdha, si koncertet etj.
Media buying
• Marrëveshje ndërmjetësuese dhe blerje e hapësirave mediatike me çmime konkurruese
• Kërkim i detajuar i matjes së audiencës.
• Konkretizimi i objektivave të mediaplanit në hapa të zbatueshëm
• Maksimizimi i fushatave reklamuese
Organizim eventesh
Shumë kompani e kanë të konsoliduar tashmë identitetin e tyre, por hasin vështirësi në menaxhimin e rasteve sporadike, të cilat nuk janë pjesë e agjendës rutinë të ditës, siç mund të jenë promovimi i një produkti, shërbimi, mjedisi të ri, festa jubilare apo fundviti të kompanisë, të cilëve u shërbehet në detaje, nëpërmjet një pakete gjithëpërfshirëse, në konceptim e deri tek sugjerimi për muzikën, artistët pjesëmarrës, skemat e dedikuara të ndriçimit, fonisë, projeksionit, dokumentimit me foto e video, si edhe detaje të tjera që lidhen me arredimin, kateringun etj. Ju mund t’i merrni të gjitha tek ne, apo të zgjidhni shërbimin që ju mungon. Ne nuk kufizojmë! Falë partnerëve tanë dhe profesionistëve më të mirë në vend, mund të na besosh ditëlindjen, dasmën tënde, apo evente të tjera personale.
Prodhim artistik
"PrePost" ka organizuar dhe menaxhuar evente në skena të mëdha, si koncerte, shfaqje teatrale, filma dokumentarë me metrazh të shkurtër, konferenca e trajnime, si edhe ka bashkëpunuar nëpërmjet ekspertëve të saj, në PR dhe Marketing, për evente të tjera, si festival filmash, teatrosh apo me fokus muzikën.