PrePost Site

Projekte

Pik’ Vese 

Vesa Luma shënon 20 vjetorin e karrierës dhe kthehet aty ku e nisi: në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Prej konkursit të talenteve të rinj “Ethet e së premtes mbrëma”, në recitalin e saj të parë në Tiranë, “Pik’ Vese”, më 11 shkurt, datën kur Tirana u shpall kryeqytet.
Një përzierje emocionesh, përmes disa zhanreve muzikorë.

11 Shkurt 2024

Kush foli?

Arjeta Dhima është një prej 100 ventrilokuisteve në të gjithë botën. E folura me bark, apo pa hapur gojën, ishte fokusi i shfaqjes së Arjeta Dhimës, e cila u prodhua për Tiranë, Shkodër e Korçë.
Një prodhim i PrePost.

Nentor 2023

“Kthehem Prap”

Koncert recital i kantautorit Altin Goci, “Kthehem prap“.
Hite në vite dhe promovimi i albumit të ri.
Një prodhim i PrePost.

Nentor 2023

“Tirona Napolon”

Koncert recital i këngëtarit të muzikës popullore Pajtim Struga, “Tirona Napolon”, në Pallatin e Kongreseve.
Një prodhim i PrePost.

Tetor 2023

“Albanian Pop Rock/ In memoriam”

Përkujtimi i 15 artistëve shqiptarë, të cilët nuk jetojnë më, nëpërmjet 15 artistëve të ditëve tona që lidhen me të ndjerët me anë të marrëdhënieve të gjakut apo të miqësisë.
Një prodhim i PrePost.

Maj 2023

“Goc’ Tirone”

Koncert recital i këngëtares së muzikës popullore Artjola Toska.
Krijimtaria muzikore më e mirë e artistes ndër vite dhe perla të muzikës popullore tradicionale.
Recitali i parë i këtij zhanri, i luajtur 100% live në Pallatin e Kongreseve.
Një prodhim i PrePost.

Shkurt 2023

“Albanian Pop Rock/ Këngët e trevave”

Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe këngët e tyre më të njohura, ishin në fokus të Albanian Pop Rock, në edicionin e shtatë të tij.15 emra të njohur këngëtarësh sollën versionin e tyre unik të çdo kënge të repertorit
Një prodhim i PrePost.

Qershor 2022

“Aromë gruaje”

Koncert recital i këngëtares Anxhela Peristeri.
Promovimi i albumit “Në Tiranë” dhe hite të këngëtares ndër vite.Koncerti i parë pop pas restaurimit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Një prodhim i PrePost.

Prill 2022

“Ladies in Love”

Repertor me këngë dashurie në prag të 14 shkurtit në qytetin e Korçës, me pjesëmarrjen e grave dhe vajzave këngëtare, më të njohura të Korçës, por që e vazhdojnë angazhimin e tyre jashtë saj.
Një prodhim i PrePost.

Shkurt 2022

“Djemtë e Detit dhe Gent Demaliaj Tribute”

Historia dhe krijimtaria e një prej grupeve më me ndikim të muzikës moderne shqiptare të viteve ‘90.Tribute për bashkëautorin dhe vokalistin e ndjerë Gent Demaliaj, i cili u nda nga jeta në moshë shumë të re.Me pjesëmarrjen e personaliteteve të muzikës shqiptare të viteve ‘90 e në vazhdim, Aurela Gaçe e Aleksandër Gjoka, Redon Makashi e Gjergj Jorgaqi, Albina Kelmendi e Mateus Frroku, Rezarta Smaja e deri tek më të rinjtë, Tiri Gjoci, Edea Demaliaj etj.
Një prodhim i PrePost.

Tetor 2021

“Kur këndohej në film”

Kolonat zanore të filmave shqiptarë, të orkestruara dhe të përshtatura me kohën, interpretuar nga këngëtarët origjinalë, kombinuar me artistë të rinj.Me pjesëmarrjen e Luan Zhegu, Irma Libohova, Liljana Kondakçi, Ermira Babaliu, Gëzim Myshketa, Bojken Lako, Renis Gjoka etj.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzikës.
Një prodhim i PrePost.

Qershor 2021

“Një këngë, dy breza”

Krijimtaria e tre emrave të njohur të muzikës shqiptare, Eranda Libohova, Rovena Dilo e Redon Makashi, interpretuar prej tyre në bashkëpunim me një kast prej tetë artistësh të rinj.
Një prodhim i PrePost.

Dhjetor 2019

“Festoj Shqip”

Muzika tradicionale shqiptare, e përshtatur në rryma bashkëkohore, e cila u prezantua në dy ngjarje artistike, në Tiranë dhe në Bari, në kuadër të bashkëpunimit të dy vendeve tona.
Një prodhim i PrePost.

Dhjetor 2019

“At’ Sergi”

Novela letrare e shkrimtarit rus Leon Tolstoy, u dramatizua nga dramaturgu Shpëtim Selmani dhe u shfaq në skenën e Teatrit në Tiranë dhe Prishtinë me regji të Fatos Berishës, interpretuar nga Igli Zarka e Lulzim Zeqja, Rovena Lule e Besmir Bitraku, Egla Ceno e Julinda Emiri, Valmir Krasniqi e Arta Lahe.
Muzika: Alban Laro
Instrumentist: Denis Hima
Një prodhim i PrePost dhe Teatri Urban- Prishtinë

Tetor 2018

“Ladies pop rock”

Emrat më të njohur të këngës, të vajzave dhe grave, që prej viteve ‘60-të e deri në ditët tona.Këngët e vjetra në një frymë orkestracioni tërësisht të re, të cilat zgjuan jo vetëm nostalgji, por u bënë pjesë e listave muzikore të radiove më të mira në vend.
Një prodhim i PrePost.

Nentor 2017