Konceptim
Gjejme zgjidhjen më të mirë për plotësimin e nevojave tuaja
Zbatim
Projektojme rrugen më efikase për të vënë në jetë idenë tonë
Kompletim
Kujdesemi që çdo gjë të jetë në vendin e vetë.
Shumë biznese pranojnë se nuk kanë as njohuri dhe as burime për të krijuar dhe ekzekutuar vetë një fushatë reklamimi. Për këtë arsye ne gjenerojmë ide dhe mbështetje mbi monitorimin e përhapjes së këtyre fushatave.
Ndërtimi apo rindërtimi i brandit të kompanisë, presencës në rrjete sociale, materialet promovuese; postera, teasers, spote për fushata reklamuese me afat të përcaktuar, apo evente të mëdha, si koncertet etj.
- Marrëveshje ndërmjetësuese dhe blerje e hapësirave mediatike me çmime konkurruese.
- Kërkim i detajuar i matjes së audiencës.
- Konkretizimi i objektivave të mediaplanit në hapa të zbatueshëm.
- Maksimizimi i fushatave reklamuese.
Shumë kompani e kanë të konsoliduar tashmë identitetin e tyre, por hasin vështirësi në menaxhimin e rasteve sporadike, të cilat nuk janë pjesë e agjendës rutinë të ditës, siç mund të jenë promovimi i një produkti, shërbimi, mjedisi të ri, festa jubilare apo fundviti të kompanisë, të cilëve u shërbehet në detaje, nëpërmjet një pakete gjithëpërfshirëse, në konceptim e deri tek sugjerimi për muzikën, artistët pjesëmarrës, skemat e dedikuara të ndriçimit, fonisë, projeksionit, dokumentimit me foto e video, si edhe detaje të tjera që lidhen me arredimin, kateringun etj. Ju mund t’i merrni të gjitha tek ne, apo të zgjidhni shërbimin që ju mungon. Ne nuk kufizojmë! Falë partnerëve tanë dhe profesionistëve më të mirë në vend, mund të na besosh ditëlindjen, dasmën tënde, apo evente të tjera personale.
"PrePost" ka organizuar dhe menaxhuar evente në skena të mëdha, si koncerte, shfaqje teatrale, filma dokumentarë me metrazh të shkurtër, konferenca e trajnime, si edhe ka bashkëpunuar nëpërmjet ekspertëve të saj, në PR dhe Marketing, për evente të tjera, si festival filmash, teatrosh apo me fokus muzikën.
Revista "Prepost"
është një material i shkurtër promocional për fushat e veprimtarisë së kompanisë sonë, një mirënjohje për subjektet që na kanë besuar, si edhe disa përshtypje të artistëve që në njëfarë mënyre na kanë certifikuar punën.
Projekte
Video Promocionale
Çdo projekt ka një paketë promocionale të dedikuar, në varësi të konceptit të eventit.