PrePost Site

Pse duhet ta besoni implementimin e një projekti në duart e profesionistëve?

  • Nëse ju keni menduar për një biznes, nuk ka rëndësi çfarë është ai; mallrash apo shërbimesh, ju patjetër keni bërë një studim tregu, një plan biznesi, një parashikim afatshkurtër dhe afatgjatë; jeni këshilluar dhe keni punësuar profesionistët më të mirë të fushës ku do operoni dhe me të vërtetë mund të keni ngritur një sipërmarrje të suksesshme, por ju e dini fare mirë se ruajtja e cilësisë, marketingu, vizibiliteti, janë po aq të rëndësishme sa vetë krijimi dhe investimi në një sipërmarrje të re. 
  • Jo vetëm një produkt apo shërbim duhet të shitet, por çdo ide ka nevojë të shitet, ama nëse jeni poeti, aktori, regjisori, piktori, këngëtari, balerini, mos e cënonin frymëzimin dhe krijimtarinë tuaj, duke u marrë me detaje që pengojnë rezultatin e performancës suaj. Besojani këtë një grupi profesionistësh, të cilët kanë përvojën e duhur për të organizuar promovimin e librit, kurimin e ekspozitës, premierën e shfaqjes teatrale a të filmit. Jo vetëm që do t’i kurseni vetes kohë cilësore, por mbi të gjitha do të reduktoni edhe kostot.
  • Çdo biznes i ri apo i konsoliduar, ka nevojë të promovohet apo të përmirësojë vetveten dhe të prezantojë risi. Një skuadër profesioniste që i bashkon një emërues i përbashkët, suksesi dhe puna në grup, janë zgjedhja më e mirë për sipërmarrësit, të cilëve u propozohet një ide inovative, mënyrat e implementimit të një projekti apo edhe parashikimi për feedback.
  • Çdo skuadër, çdo department, çdo staf, në kompani sado të mëdha apo të vogla, ka nevojë të promovohet, të trajnohet, të rritet, t’u shprehet mirënjohja. Nëse ekziston vullneti i mirë i eprorëve, drejtohuni tek një skuadër profesionistësh. Ata janë të ftohtë, me përvojë, të paanshëm dhe e dinë mirë se cili është çelësi i suksesit.
Shqipëria po rritet gjithnjë e më shumë në këtë drejtim; emra të njohur të jetës publike në vend, brande të mëdha ndërkombëtare apo kompani serioze të themeluara në Shqipëri, i kanë ndarë dhe deleguar me kohë përgjegjësitë. Përveç stafeve të brendshme që hartojnë strategji marketingu apo menaxhimi, tashmë zbatimi i këtyre strategjive po realizohet me bashkëpunëtorë të jashtëm, në fushën e krijimit të eventeve, marketingut të ideve, brandimit të tyre, blerjes së hapësirave publicitare në mediat tradicionale dhe online, etj.
Të dashur miq,
Dikur, nëse na duhej ndërhyrje në shtëpitë tona të banimit, nuk dinim nga t’ja nisnim: me elektriçistin, hidraulikun, muratorin…. Sot e kemi të thjeshtë: pajtojmë një brigadë dhe mbajmë kontakt me një person të vetëm, me të cilin dakordësojmë për gjithçka; preventive, kohëzgjatje punimesh etj. Dorëzojmë çelësat dhe i marrim ato, kur gjithçka ka përfunduar e na “ftojnë” në apartamentin tonë të rinovuar. Në analogji për sa më sipër, “dorëzoni çelësat” tuaj tek profesionistët e fushave të eventeve, të cilën çdo ide tuajën në një copë letër, e shndërrojnë në një produkt final, ku në fund “ju ftojmë” të shijoni. Nuk ka rëndësi nëse na zgjidhni ne apo jo. Në këtë moment është e rëndësishme të zgjidhni, ta bëni kulturë të delegoni përgjegjësi…. Pastaj është e sigurtë që kush nuk ka punuar ndonjëherë me ne, do ta ndjejë dëshirën dhe nevojën të na kërkojë, kurse kush ka punuar një herë me ne, është e sigurtë që do të rikthehet tek ne përgjithmonë. Ne do të jemi gjithmonë këtu për t’i dhënë zë , pamje, jetë çdo projekti ambicioz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *